image Horoskopi i datës 12 maj, e martë

Të tjera

Horoskopi i datës 12 maj, e martë

news image

Dashi
Sot do ndiheni më të qetë në dashuri dhe do arrini të lini pas debatet e fundit. Partneri do ju qëndrojë afër në momentet që keni më shumë nevojë. Beqarët mund të marrin një surprizë të papritur nga dikush që nuk e kishin vënë re më parë. Në punë do merrni vlerësime për përkushtimin tuaj.

Demi
Një ditë e balancuar për ju që jeni në lidhje. Atmosfera do jetë më e ngrohtë dhe do kuptoheni edhe pa shumë fjalë. Beqarët do kenë mundësi interesante për njohje të reja. Kujdes me shpenzimet, sepse impulsiviteti mund t’ju sjellë probleme më vonë.

Binjakët
Mos lejoni që ndërhyrjet e të tjerëve të ndikojnë në raportin tuaj sentimental. Dikush mund të përpiqet t’ju fusë dyshime. Beqarët duhet të tregohen më të kujdesshëm me premtimet që dëgjojnë. Financat nisin të stabilizohen gradualisht.

Gaforrja
Sot do kërkoni më shumë emocion dhe ndryshim në jetën sentimentale. Një surprizë e vogël mund ta afrojë edhe më shumë partnerin pas vetes. Beqarët do preferojnë të kalojnë kohë me miqtë sesa të merren me njohje të reja. Në aspektin financiar gjërat mbeten të qeta.

Luani
Harmonia rikthehet në çift dhe dita premton momente të bukura pranë personit që dashuroni. Beqarët do jenë më të hapur ndaj flirtit dhe mund të marrin një ftesë interesante. Kujdes me paratë dhe mos bëni shpenzime vetëm për qejf momental.

Virgjëresha
Marrëdhënia juaj po bëhet më serioze dhe sot do ndjeni më shumë siguri pranë partnerit. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria, por te njerëzit e afërt që i bëjnë të ndihen mirë. Financat kërkojnë më shumë kontroll.

Peshorja
Dita sjell humor, energji pozitive dhe momente romantike për ju që jeni në çift. Beqarët mund të shohin ndryshe një person që e kanë njohur prej kohësh. Në planin ekonomik do arrini të menaxhoni mirë çdo situatë.

Akrepi
Mos merrni vendime të nxituara sot në lidhje. Bashkëpunimi me partnerin do ju ndihmojë të shmangni tensionet. Beqarët do kenë plot mundësi për njohje interesante. Një lajm i mirë financiar mund t’ju gëzojë.

Shigjetari
Dikush mund të përpiqet të përzihet në jetën tuaj sentimentale, ndaj ruani qetësinë dhe besimin te partneri. Beqarët do kenë mundësi për aventura të këndshme. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Bricjapi
Dita do kalojë pa probleme të mëdha në dashuri, edhe pse emocionet nuk do jenë aq intensive sa prisnit. Beqarët nuk do impresionohen lehtë nga njohjet e reja. Financat mbeten stabile nëse tregoheni të matur.

Ujori
Sot do tregoheni shumë të përkushtuar ndaj partnerit dhe do bëni gjithçka për ta parë të lumtur. Beqarët do kenë takime interesante, por jo çdo njohje premton seriozitet. Në financa shmangni rreziqet.

Peshqit
Do kërkoni më shumë vëmendje dhe afërsi nga partneri, por mos prisni që gjithçka të ndodhë sipas dëshirës suaj. Beqarët do kenë vështirësi të gjejnë personin e duhur. Kujdes me investimet dhe vendimet financiare të nxituara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/