image Nuk i pritet golf 5-shit, bën tejkalimin e rrezikshëm në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Sinjalizime

Nuk i pritet golf 5-shit, bën tejkalimin e rrezikshëm në magjistralen Gjilan-Prishtinë

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, po vazhdojnë që të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit të cilat rrezikojnë jetën e tyre si dhe të personave të tjerë në trafik, por edhe të vetë shoferëve që po i thyejnë ligjet.

Së fundmi, një sinjalizues ka dërguar pamje ku shihet se një veturë e tipit Golf 5, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ka kryer një tejkalim të rrezikshëm.

Sipas këtyre pamjeve, i njëjti ka tejkaluar në vijë të plotë, ndërsa në kolonën e krijuar para vetës kishte dy vetura, minibus, kamion e autobus, të cilët tentonte t’i kalonte.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak në sigurinë në trafik.

/GazetaSinjali/