Janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dje në Podujevë, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Ata kanë raportuar rastin në Polici ndërsa me të arritur në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarin.
Sinjalizuesit kanë thënë se të shtënat janë dëgjuar disa herë.
Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Prokuroria ku të njëjtit i janë konfiskuar pistoleta me tri gëzhoja.
Ndërsa pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar.