image "Nuk funksionojmë më me vitra", komisioni parlamentar kërkon angazhimin e KSK-së për gjendjen në Deçan

Politikë

“Nuk funksionojmë më me vitra”, komisioni parlamentar kërkon angazhimin e KSK-së për gjendjen në Deçan

news image

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është duke mbajtur një takim urgjent ku po diskutohet për helmimet në Komunën e Deçanit.

Deputeti nga radhët e AKK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga qeveria që të thërrasin Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke thënë se helmimi i mijërave personave nuk i lihet vullnetit të komunave.

Nuk dihet se çfarë ka ndodh. Nuk përjashtohet mundësia tjetër. Ky është vetëm një spekulim. Duhet të thirret Këshilli për Siguri Kombëtare. Nuk lihet në vullnetin e komunave kjo. S’funksionojmë ne më me vitra”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se për aktivizimin e këtij këshilli dikush duhet të jap urdhrin. Sipas tij kjo i takon Kurtit dhe ministrave tjerë.

 “Për tu aktivizuar Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dikush të ja jep për detyrë që ta menaxhojnë këtë situatë. Kjo është autoritet i kryeministrit, e ministrave tjerë, varësisht nga specifika”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/