Masat e reja të Qeverisë se Kosovës po vazhdojnë të shkaktojnë kolona makinash në kufirin Shqipëri-Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Shumë kosovarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disaditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi në hyrje për në Kosovë prej 5 ditësh po u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.
E kjo ka shkaktuar radhë kilometrike dhe pritje në kufi nga segmenti Bardhoc-Morinë i Rrugës së Kombit deri në hyrje të Kosovës.
“Kam 45 minuta që pres. Nuk është normale por nuk kemi çfarë të bëjmë. Pse i lënë të hyjnë për Shqipëri nëse nuk janë të rregullt me dokumentacion? Shqipëria nuk u kërkon asgjë këtej, kurse andej dokumentacion“, ka thënë një qytetar për Ora News.
“Nuk është normale situata, jemi me fëmijë të vegjël.”
“Kemi 15 minuta. Gjithmonë kemi pritur, të shtunë dhe të dielë është normale kjo situatë.”
“Kam 20 minuta”.
Në këtë link mund ta shikoni videon/Gazeta Sinjali/