Një flamur i Kosovës është vendosur në gjysmë shtizë në Prishtinë, ani pse një gjë e tillë bëhet vetëm kur është ditë zie kombëtare, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas një sinjalizuesi që i ka dërguar fotografitë në adresë të gazetës, ka kohë që ky flamur është vendosur në këtë mënyrë.
Sipas tij, flamuri në foto ndodhet në rrethin e Lagjes Arbëria në Prishtinë./Gazeta Sinjali/