image Nuk e përdori telefonin për një vit, gruaja fiton 100 mijë dollarë

Nuk e përdori telefonin për një vit, gruaja fiton 100 mijë dollarë

news image

Ilana Magden tregon përvojën e saj pa telefon për një vit të tërë.

Jo vetëm kaq, ajo nuk përdori një tablet ose ndonjë pajisje me një ekran. Përdorte vetëm një telefon të vjetër të palosshëm, pa internet.

Ajo ndjen se është bërë dukshëm më produktive në biznes, dhe vlerëson më shumë çdo moment të jetës.

Magden e bëri këtë për të marrë 100,000 dollarë, të cilat do të paguhen nga një firmë që ngriti sfidën.

Edhe pse arriti në detyrën e saj, Ilana pretendon se ndihet shumë më mirë pa telefon dhe nuk do ta përdorë më.

Ajo pranoi në lot se falë një eksperimenti mësoi ta vlerësonte veten dhe kohën e saj shumë më tepër. /Gazeta Sinjali/