image Nuk e mori në Manchester, Bale dhe Zidane nuk flasin me njëri-tjetrin, s’shihen më as në sy

Futboll

Nuk e mori në Manchester, Bale dhe Zidane nuk flasin me njëri-tjetrin, s’shihen më as në sy

news image

Gareth Bale nuk ka udhëtuar në Manchester dhe kjo ishte shenja e fundit që marrëdhënia e tij me Zinedine Zidane është thyer totalisht dhe nuk ka më asnjë shans pajtimi. Reali e fitoi titullin pak javë më parë, por uellsiani nuk e luajti thuajse asnjë rol në skuadër dhe marrëdhënia e tij me trajnerin vetëm u përkeqësua.

“Marca” zbulon se raporti i sulmuesit me trajnerin është aq i nderë, sa ata nuk komunikojnë më, madje nuk e shohin njëri-tjetrin as në sy, transmeton Sinjali Sportiv.

Është e vërtetë që sulmuesit nuk i ka munguar respekti ndaj trajnerit të tij, por shumë prej gjesteve të lojtarit javët e fundit janë përceptuar keq nga Zizou, i cili e ka krisur raportin me të që pas finales së Championsit të vitit 2018 në Kiev. Pas një sezoni të vështirë atë vit, ku Bale e humbi vendin në skuadër, ai refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit, ndërsa Zidane i dha një mundësi. Rikthimi i francezit në stol nuk ishte lajmi më i mirë për ish-yllin e Totrenhamit dhe verën e shkuar ai ishte shumë pranë largimit, ashtu siç tekniku e pranoi vetë, por sot ata janë ende në një skuadër dhe marrëdhënia sa vjen dhe përkeqësohet. Madje, ka mbërritur deri në pikën sa Zidane nuk e donte as në avionin që fluturoi drejt Manchesterit të premten, një vendim që nuk i ka surprizuar njerëzit në klub.

Drejtuesit e Realit kanë diskutuar të ardhmen e Bale në skuadër dhe presin që ai të largohet në fund të këtij sezoni, ashtu si James Rodriguez.

Klubi shpresonte që të mos mbërrinte në këtë pikë, por situata e tij me trajnerin nuk ka shkuar drejt përmirësimit. Për sa kohë Zidane të jetë në stol, Bale nuk do të luajë për Realin, shkruajnë mediat spanjolle. Me dy vite kontratë në “Bernabeu”, mediat vlerësojnë se ky është momenti më i mirë për ta shitur. /Sinjali Sportiv