Melos Gashi ka vendosur që ta vazhdojë karrierën duke mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë.
Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një postimi në “Facebook”.
Karateisti nga Kosova tha se këtë vendim e mori si shkak i padrejtësive që janë bërë ndaj tij nga individ jo-legjitim në Federatën e Karatesë të Kosovës (FKK).
Gashi së fundmi ishte lënë jashtë listët për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, për të cilin theksoi se ishte përgatitur tash e një vit.
“Shkaku i ngjarjeve dhe padrejtësive të fundit që më janë bërë mua si garues nga individ jo legjitim dhe të vetemëruar në FKK, duke më ndëshkuar për kampionatin Ballkanik e duke me etiketuar moralisht, si dhe më pas duke më eliminuar nga lista e pjesëmarrjes në KAMPIONATIN BOTËROR (si kampion i kategorisë) per të cilin jam përgatitur tash e një vit”, shkroi ai.
“Kjo padrejtësi ndaj meje është e papranushme, sepse nuk e meritoj këtë poshtrim, shkelje te djersës, si dhe këtë stres e ngarkesë që më është shkaktuar.
Si pasoj e këtyre padrejtësive, me keqardhje ju njoftoj se unë nuk do jem më përfaqësues i federates së Karatesë së Kosovës”, u shpreh ndër tjera.
Gashi së fundmi ishte lënë jashtë listët për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, për të cilin theksoi se ishte përgatitur tash e një vit.
20-vjeçari garon në kategorinë deri në 84 kilogramë.
Njoftimi i plotë nga Melos Gashi (pa ndërhyrje):
“Pas një kariere shumë të suksesshme dhe me krenari për përfaqësuesen e Kosovës, fitues i shumë medaljeve ndërkombetare ku përfshihen: Nën-Kampion i Evropes, nën-Kampion Ballkanik, dy her medalist në Youth League, medalist i bronztë në Kampionatin Mesdhetar, kampion i Kosovës për shumë vite, si dhe i pari në ranglisten botërore ëKF (2019).
Shkaku i ngjarjeve dhe padrejtësive të fundit që më janë bërë mua si garues nga individ jo legjitim dhe të vetemëruar në FKK, duke më ndëshkuar për kampionatin Ballkanik e duke me etiketuar moralisht, si dhe më pas duke më eliminuar nga lista e pjesëmarrjes në KAMPIONATIN BOTËROR (si kampion i kategorisë) per të cilin jam përgatitur tash e një vit.
Kjo padrejtësi ndaj meje është e papranushme, sepse nuk e meritoj këtë poshtrim, shkelje te djersës, si dhe këtë stres e ngarkesë që më është shkaktuar.
Si pasoj e këtyre padrejtësive, me keqardhje ju njoftoj se unë nuk do jem më përfaqësues i federates së Karatesë së Kosovës.
Unë kam vendosur që karieren time si sportist tani e tutje ta vazhdoj në një kapitull të ri, duke e përfaqësuar me nderë dhe krenari Kombëtaren e Shqipërisë dhe ngjyrat KUQ e ZI.
Dua të falenderoj Klubin e Karatesë Olimp me trajnerët Asdren Myrtaj e Jetmir Rexhepin, trajnerët dhe shokët e përfaqësuesës si dhe të gjithë ata që më kan përkrahur gjatë këtyre viteve.
Ju dëshiroj suksese dhe të gjitha të mirat në jetë”.