image Fituesi olimpik që e afirmoi karatenë kosovare i bashkohet ushtrisë ukrainase

Sporte Luftarake

Fituesi olimpik që e afirmoi karatenë kosovare i bashkohet ushtrisë ukrainase

news image

Medalisti olimpik dhe një ndër karateistët më të mirë botëror, ukrainasi Stanislav Horuna, i përgjigjet thirrjes për mbrojtjen e vendit të vet nga agresioni rus.

Ai kështu e ndjek rrugën e shumë sportistëve elitarë, si vëllezërit Klitschko, Oleksandr Usyk etj.

Këtë e ka njoftuar ish-kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi.

“Horuna është mik i madh i yni i cili e pat nderuar karatenë tonë me dy pjesëmarrje ne turneun “Top 10″ i mbajtur në Prishtinë në vitin 2013 dhe 2014 të cilin edhe e pat fituar. Erdhi në Prishtinë edhe pse nuk ishim të pranuar në Federatën Boterore dhe ate evropiane, duke rrezikuar të sankcionohet për pjesëmarrje. Padyshim pjesëmarrja e tij tej mase e afirmoj karatene dhe shtetin e Kosovës. Ne lutemi për Ukrainën dhe besojmë se do të del fituese në betejë me agresorin rus”, shkroi ndër tjera Arifi në profilin e tij në Facebook.

/GazetaSinjaliSporti/