image 'Nuk e mbaja dot', dëshmia e 32-vjeçares që hodhi foshnjen në lumë

Shqipëri

‘Nuk e mbaja dot’, dëshmia e 32-vjeçares që hodhi foshnjen në lumë

news image

Orjana Gremi ka pranuar në komisariatin e Policisë së Shkodrës se ka hedhur në lumin Kir të birin e lindur më 30 dhjetor 2022.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se 32-vjeçarja ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë duke thënë se nuk ka pasur mundësi ta mbante foshnjën.

Gremi banonte në fshatin Myselim në njësinë administrative Postribë tek dajat.

Ajo nuk ishte e martuar dhe nuk dihet identiteti i babait. 

Orjana Gremi mësohet se nuk ka shprehur pendesë për aktin e rëndë të kryer.

Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa Orjana Gremi doli nga materniteti në datën 4 janar 2023. Foshnjës nuk i është regjistruar atësia.  

Planin e saj për t’i marrë jetën fëmijës ia kishte rrëfyer edhe një personi tjetër, duke i thënë “se do e hidhte në lumë fëmijën, sepse nuk kishte ku ta linte”. Ky person, që 32-vjeçarja ia ka rrëfyer planin (ende i paidentifikuar), ka njoftuar policinë.

Menjëherë pas kësaj telefonate, uniformat blu kanë nisur kërkimet, por për fat të keq nuk arritën që ta parandalonin si ngjarje. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, u gjet i pajetë në lumë trupi i foshnjës.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta, teksa ndaj të resë rëndon për veprën penale “vrasja me dashje”. 

/GazetaSinjali/