image "Nuk e kemi plan", reagon "Grupi i Kumanovës" pasi në Kuvend u diskutua që ata ta vuajnë dënimin në Kosovë

Drejtësi

“Nuk e kemi plan”, reagon “Grupi i Kumanovës” pasi në Kuvend u diskutua që ata ta vuajnë dënimin në Kosovë

news image

Sot gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës u diskutua që disa nga pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të kthehen në Kosovë që t’i vuajnë dënimet.

E pas këtij diskutimi ka reaguar “Grupi i Kumanovës” përmes vëllait të njërit nga të dënuarit, Islam Qerimi.

Përderisa rasti është në procedurë në Gjykatën Supreme dhe këto javë pritet vendimi, kërkesa jonë është që rasti të kthehet në rigjykim të shkallës së parë dhe të hjeken termat “terrorizëm” dhe “grup terrorist” pasi që janë të pabaza dhe të paargumentuara“, thuhet ndër të tjera në reagimin e këtij grupi.

Reagimi i plotë:

Reagim Publik

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që gjendën në Burgjet e Maqedonisë së Veriut, lidhur me rastin e Kumanovës!

Reagim lidhur me kërkesat/deklaratat nga shumë Deputetë/Politikanë apo edhe persona tjerë, se pjestaret e “Grupit të Kumanovës” duhet të kthehet për të vuajtur denimet në Kosovë. Ju informojmë që ne asnjëhere nuk kemi kërkuar, as nuk kemi plan që të kërkojmë një gjë të till!

Përderisa rasti është në Procedurë në Gjykatën Supreme, dhe këto javët në vijim pritet vendimi. Kërkesat tona janë të qarta të kthehet rasti në Rigjykim në shkallë të parë dhe të heken termat “Terrorizëm” dhe “Grup Terrorist” pasi që janë të pa bazë dhe të pa argumentuara!

Ne do të kërkojmë drejtësi deri në Instancat më të larta ndërkombëtare deri në shtjerrjen e të gjitha mjeteve ligjore.

/GazetaSinjali/