image Nuk doli fare nga shtëpia, por u infektua me koronavirus

Botë

SHBA/ Nuk doli fare nga shtëpia, por u infektua me koronavirus

news image

Një rast i rrallë raportohet të ketë ndodhur në Karolinën e Veriut në SHBA ku një grua është infektuar me koronavirus edhe pse 3 javësh qëndronte në shtëpi e izoluar, që pas nxjerrjes së rregullave të izolimit nga autoritetet vendase.

Gruaja nga Charlotte, e quajtur Rachel Brummert deklaron se mendon që e ka marrë virusin nga qesja e ushqimeve që kishte porositur nga marketi.

“Jam absolutisht e tmerruar. Nuk kam qenë ndonjëherë më sëmurë se tani dhe kam shumë frikë. Nuk e di si jam infektuar sepse unë kur kam marr pazarin e porositur nga marketi kam qenë me doreza”, ka thënë Rachel.

Tashmë Rachel ka shfaqur të gjitha simptomat dhe është izoluar dhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes së saj që të mos e përhapë virusin. /Gazeta Sinjali/