Aktorja e njohur, Angelina Jolie, si duket është zhgënjyer me vendimin e gjykatës për t’ia dhënë Brad Pitt kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre, transmeton Gazeta Sinjali.
Duke cituar burime të afërta, Us Weekly thotë se Jolie nuk e priste që ajo dhe Pitt të kishin kujdestari të përbashkët për fëmijët, ndaj do ta apelojë vendimin.
“Ajo nuk do ta falë kurrë dhe do të përdorë gjithçka që ka për të apeluar marrëveshjen”.
Aktorja më parë është përpjekur të heqë gjykatësin Ouderkirk nga çështja dhe në maj pretendoi se ai kishte refuzuar t’i linte fëmijët e saj të dëshmonin.
Ish-çifti ka luftuar për kujdestarinë e fëmijëve që në vitin 2016 kur u divorcuan. Ata kanë gjashtë fëmijë, Maddox, i cili nuk është më i mitur, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët, Knox dhe Vivienne./Gazeta Sinjali/