image Nuk do ta besoni sa shpenzohet për ceremoninë e çmimeve 'Oscar'

Kulturë/ Nuk do ta besoni sa shpenzohet për ceremoninë e çmimeve ‘Oscar’

news image

Sonte mbahet edicioni i 92-të i ndarjes së çmimeve ‘Oscar’.

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ këtë vit në Teatrin Dolby në Los Anxhelos ka kushtuar gjithsej 44 milionë dollarë, sipas ueb faqes financiare  WalletHub, duke shtuar se 24.700 dollarë u shpenzuan vetëm për tapetin e kuq.

Vendosja e tapetit të kuq në më shumë se 1 mijë e 500 metra katrorë, kërkoi 900 orë punë dhe një ekip prej 18 personash. Një pjesë e tapetit do të riciklohet dhe një pjesë do t’i dhurohet një organizate bamirësie.

Në sallën e madhe të Teatrit Dolby, rreth gjashtë kilometra kabllo elektrike dhe rreth dy kilometra pëlhurë drapesh u ngritën për pritjen gala pas çmimeve ‘Oscar’.

Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar në Los Anxhelos përpara se ceremonia të fillojë në ora 20:00 sipas kohës lokale./GazetaSinjali/