Për të gjithë shqiptarët është e ditur se Shqipëria është një tokë e pushtuar me bukuri natyrore, e cila tashmë ka filluar të njihet edhe nga turistët e shteteve të ndryshme të botës, raporton Sinjali.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdimisht poston pamje mahnitëse të vendeve të ndryshme, ku pothuajse secili vend është i pushtuar nga bukuria.
Së fundmi, në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka postuar pamje mbresëlënëse nga Zvërneci në qytetin e Vlorës, që lë përshtypjen e një ishulli të vogël të paprekur.
/GazetaSinjali/