image Nuk dihet a kanë ndryshuar rrethanat apo Kurti, më herët kishte deklaruar se punëtorët mbrohen nga sindikatat

Arsim

Nuk dihet a kanë ndryshuar rrethanat apo Kurti, më herët kishte deklaruar se punëtorët mbrohen nga sindikatat

news image

“Të drejtat e punëtorëve mbrohen kur sindikatat janë të fuqishme”, kështu u kishte thënë Albin Kurti, drejtuesve të sindikatave më 21 nëntor 2019, gjatë fushatës elektorale.

Anipse aktualisht po zhvillohet një ‘betejë’ mes Qeverisë dhe sindikatave, ai atëkohë u kishte premtuar se tek qeveria e tij do ta gjejnë partnerin që nuk e kanë pasur asnjëherë.

“Roli dhe rëndësia e sindikatave në Kosovë duhet të rriten, ky është qëndrimi ynë themelor. Në një shtet të mirëqenies sociale, sindikata dhe shteti janë partner për të arritur mirëqenien dhe standardin jetësor të punëtorit dhe jo konkurrente me njëra tjetrin”, thoshte Kurti.

Ndër tjerash, Kurti kërkonte që sindikatat të forcoheshin, pasi sipas tij, vetëm sindikatat e fuqishme i mbrojnë punëtorët nga arbitrariteti i punëdhënësit, duke e përfshirë edhe shtetin si punëdhënës.

“Ne duam që sindikatat të forcohen sepse të drejtat e punëtorëve mbrohen më së miri kur sindikatat janë më të fuqishme. E sindikatat  e fuqishme i mbrojnë punëtorët nga arbitrariteti i punëdhënësit duke e përfshirë edhe shtetin si punëdhënës. Unë ju falënderoj shumë për durimin, duke theksuar edhe një herë se tek unë dhe qeveria jonë do të gjeni partnerin cfarë nuk e keni pasur asnjëherë me asnjë qeveri në këto vite të pasluftës e jo vetëm pas shpalljes së pavarësisë”, thoshte ai.

Mirëpo, sot Kurti ku ka shpallur luftë sindikatave, sidomos Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, në krye të të cilës është Rrahman Jashari.

Madje, Qeveria e Kurtit ua ka ndalur edhe pagat grevistëve dhe shumë shërbyesve tjerë civil.

Në anën tjetër, Rrahman Jasharaj ka theksuar se ai nuk do të tërhiqet nga kërkesat e sindikatës.



/GazetaSinjali/