Debatet e nxehta plot tension nuk kanë të ndalur në shtëpinë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”.
Madje, këto tensione nuk ndalen as në ditën e ‘prime’, atje ku kanë mundësi t’i diskutojnë më qetësisht problemet mes tyre, për shkak të audiencës së madhe gjatë atyre orëve.
Ishte Shqipja dhe Lumbardhi që nisën debatin e fundit, madje duke e kaluar edhe në ofendime.
“Nuk di të flasësh, nuk di t’i lidhësh dy llafe, kur do të flasësh, flet vetëm në Prime. Ti përdor fjalët e të tjerëve. Iku Meti, s’ke më çfarë thua, se çdo gjë ta argumentonte Meti. Aq inteligjencë të madhe ke ti, sa i ke pasë thënë fjalët e Metit”, iu drejtua kështu Shqipja Lumbardhit.
“S’jam i interesuar me fol me ty. Do e shikojmë kush mbetet më gjatë”, dëgjohej teksa thoshte Lumbardhi.