image Lumbardhi drejt futjes në politikë?

Bota e Yjeve

Lumbardhi drejt futjes në politikë?

news image

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu ndryshe prej herëve tjera, së fundmi ka folur për politikën.

Ai ka shprehur pëlqimin e tij për këtë fushë, teksa tha se sheh ambicie te vetja, por dhe te gjithsecili.

I pyetur se a është i ndikuar nga babai i tij, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, ai u shpreh negativisht.

“Jo, aspak influencë e babait, por kam qenë gjithherë i interesuar vetë dhe ta këqyrim se çka bien e ardhmja. Ka shumë mundësi, ka shumë potencial. Besoj që secili e ka potencialin e madh me e shfrytëzu dhe vetëm duhet me e gjet atë rrugëtimin e duhur me kanë më i suksesshëm”, u shpreh ai në Canape.

/GazetaSinjali/