image Nuk arriti në “MTV VMA”, Duas i ndodh e papritura

Showbiz/ Nuk arriti në “MTV VMA”, Duas i ndodh e papritura

news image

Dua Lipës iu prish vetura rrugëve të Los Angeles.

Ajo nuk ishte e pranishme në “Video Music Awards”, pavarësisht se ishte e nominuar për një çmim, shkruan DailyMail.

Por, duket se telashet me makinë kanë qenë arsyeja pse Dua Lipa nuk arriti në ceremoni, pasi u detyrua të tërhiqej në një anë të rrugës për shkak se goma i ishte prishur në Los Angeles, Californi, të hënën.

E veshur me ngjyrë portokalli, 24 vjeçarja dukej e shqetësuar teksa priste t’ia ndërronin gomën.

Autorja e hititi “New Rules” u pa pa të dashurin e saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, me të cilin së fundi ka filluar një romancë të re.

Dua i dha fund romancës me Isaac Carew në fillim të qershorit.

Derisa nuk arriti të fitojë çmimin në “VMA”, Bebe Rexha arriti të triumfojë me duetin me The Chainsmokers.