image Novobërdë - Tre persona nën kërcënimin e armës ia grabisin veturën dhe paratë një taksisti

Kosovë

Policia/ Novobërdë – Tre persona nën kërcënimin e armës ia grabisin veturën dhe paratë një taksisti

news image

Një taksist është grabitur mbrëmë rreth orës 22:30 në Novobërdë.

Raportohet se viktima derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij është grabitur nga tre personat që gjendeshin në të, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas viktimës, njëri prej tre personave nën kërcënimin e armës, e kishte detyruar ta ndalë veturën dhe të zbriste nga ajo si dhe nga xhepi ia kishin marrë kuletën, në të cilën kishte pasur para.

Më tej, Policia e Kosovës bën të ditur se njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/