Vdekje tragjike për një vajzë 12-vjeçare, e cila ishte duke notuar në një pishinë hoteli në Bodrum të Turqisë.
Alisa Adamova nga Rusia po notonte në pishinë kur papritur u ndez mekanizmi i qarkullimit dhe filtrimit të ujit.
Për 15 minuta, vajza ka qëndruar e bllokuar nën ujë.
Një pompë e mekanizmit qarkullues të ujit, e kishte mbërthyer atë me forcë nga krahu.
Stafi i hotelit nuk mundi ta mbyllte menjëherë pompën, pasi siç shprehen dëshmitarët, nuk mundeshin të gjenin çelësin.
Pranë pishinës nuk ishte i pranishëm asnjë roje shpëtimi. Babai i vajzës dhe turistët u munduan ta shpëtonin.
Për disa minuta 12-vjeçarja qëndroi e bllokuar nga krahu nën ujë dhe më pas u dërgua në spital. Por, fatkeqësisht ndërroi jetë 11 ditë më vonë.
Sipas raportit mjekësor, pompa e fuqishme e pishinës kishte mbërthyer dorën e 12-vjeçares, duke mos i lënë mundësi të lëvizte dhe të dilte në sipërfaqe për të marrë frymë.
Nga ana tjetër, Rusia kërkon ndëshkim për përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë.