image Notat e ndeshjes: Gjeorgji – Kosovës 0-1, Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic më të mirët

Futboll

Notat e ndeshjes: Gjeorgji – Kosovës 0-1, Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic më të mirët

news image

Kombëtarja e Kosovës u përball me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët arritën fitoren e parë në kuadër të këtyre eliminatoreve, me rezultat minimal 0-1.

Vedat Muriqi realizoi golin e vetëm në këtë takim, pas asistimit të Valon Berishës në minutën e 18-të.

Kosova bën pjesë në Grupin B të kampionatit botëror dhe pas dy humbjeve gjen pikët e para në Batumi, ndërsa Gjeorgjia ka një pikë.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje sajti “Sofa Score” ka publikuar notat e ballafaqimit.

Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic shkëlqyen te kombëtarja kosovare, ku Berisha kishte notën më të lartë 7.7, kurse Ibo 7.6, përderisa Lirim Kastrati pati notën më të ulët 6.3.

Në anën tjetër vendasit kishin Jaba Kankavan lojtarin më të mirë 7.3, ndërsa dështimi i sfidës ishte Giorgi Aburjania.

Georgia – Kosovo Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/