Kombëtarja e Spanjës dhe Suedisë zhvilluan ndeshjen e parë të tyre në Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.
Furia e kuqe është një nga nikoqiret e këtij Evropiani, ku në stadiumin “de La Cartuja” në Sevillë mbahen disa ndeshje të këtij kompeticioni.
Kjo përballje përfundoi pa fitues me rezultat 0-0.
Spanja dominoi të gjithë ndeshjen me posedim dhe raste, mirëpo edhe Suedia nuk ia la keq.
Në këtë barazim portieri suedez Robin Olsen ishte i pakalueshëm me notën 8.3, ndërsa nga spanjollët Marcos Llorente me notë 8.0 ishte më në formë.
Paraqitje të zbehtë kishin dy sulmuesit Marcus Berg me notën më të ulët 6.1 dhe Alvaro Morata me 6.5.
Në Grupin E, përpos këtyre dy përfaqësueseve bëjnë pjesë edhe Polonia e Sllovakia, të cilat u takuan më herët dhe fitoi Sllovaki, të cilët pozicionohet në vendin e parë në tabelë.
Notat e të gjithëve që luajtën në këtë përballje: