Gjermania e ka mposhtur Portugalinë në derbin e ditës në Grupin F, shkruan Sinjali Sport.
Ky takim u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” të Bayern Munichut dhe Gjermani triumfoi me rezultat 2-4.
Paraqitjen fantastike te pancirët e konkretizuan me gol, Robin Gosens dhe Kai Havertz, ndërsa dy tjerë ishin autogola nga Ruben Dias dhe Raphael Guerreiro
Portugalia i shënoi golat me Cristiano Ronaldon dhe Diogo Jotan, të cilët edhe e asistuan njëri tjetrin.
Gjermania barazohet me pikë me Portugalinë me nga tre pikë në Grupin F dhe vetëm Franca është para tyre me katër pikë, ndërsa Hungaria me një.
Performancë fantastike në këtë ndeshje kishin, Robin Gosens te të përzgjedhurit e Low me dy asistime dhe një gol, ku kishte notë 8.7, ndërsa te portugezët kapiteni Cristiano Ronaldo po ashtu me notë 8.7 ishe në formë të lartë.
Në ditën e tyre nuk ishin Raphael Guerreiro pas autogolit u notua me 6.0, ashtu sic u notua Manuel Neuer.
Notat e të gjithë futbollistëve që luajtën në këtë ndeshje: