image Notat e lojtarëve: Liverpool - Atletico Madrid/ Arnoldi më i dalluari - Sinjali

Notat e lojtarëve: Liverpool – Atletico Madrid/ Arnoldi më i dalluari

news image

Liverpooli e ka fituar përballjen ndaj Athletico Madridit me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në takimin e zhvilluar në ‘Anfield’, golat për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp i shënuan Diogo Jota (13’) dhe Sadio Mane (21’).

Pas përfundimit të këtij ballafaqimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë duel.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander Arnold, i cili asistoi në dy gola dhe mori notën më të lartë (8.4).

Kurse dështimi i këtij takimi doli të jetë mbrojtësi i Athletico Madridit, Felipe, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36’ dhe mori notën më të dobët (4.7).

Më poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve që u paraqiten në këtë ndeshje:

/Gazeta Sinjali Sporti/ 


Shpërndaje artikullin