image Notat e futbollistëve: Zvicër – Spanjë, Sommer, Shaqiri dhe Alba veçohen

Futboll

Notat e futbollistëve: Zvicër – Spanjë, Sommer, Shaqiri dhe Alba veçohen

news image

Çerekfinalja e parë në Kampionatin Evropian përfundoi mes Zvicrës dhe Spanjës, shkruan Sinjali Sport.

Kombëtarja e Spanjës fitoi përmes penaltive, duke i realizuar tre penalti, ndërsa përfaqësuesja e Zvicrës e realizoi vetëm një penalti.

Kjo përballje para se të vije në penalti, u mbyll 1-1 në 120 minutat e kohës së rregullt.

Xherdan Shaqiri realizoi golin e barazimit, pas një gabimi në mbrojtje të cilin e shfrytëzuan zviceranët.

Denis Zakaria pas një devijimi nga goditja e Jordi Albas shënoi autogol.       

Helvetët në këtë takim luajtën pa liderin e ekipit Granit Xhakën, i cili do mungoj për shkak të kartonëve, kurse kapiten në këtë ballafaqim ishte Xherdan Shaqiri.

 Në gjysmëfinale kombëtarja e Spanjës e pret fituesin e ndeshjes Belgjikë – Italisë.

Pas paraqitjes fantastike në ndeshje Yann Sommer u vlerësua me një ndër notat më të larta në këtë EURO, me atë 9.3.

Vlerësim të lartë kishte edhe Xherdan Shaqiri me notë 8.1, ndërsa Jordi Alba kah Spanja me notë 7.8, bëri paraqitje fantastike.

Në ditën e tij në këtë duel nuk ishte Ferran Torres që pati notën më të ulët 6.2.

Notat e të gjithë lojtarëve në këtë përballje janë këto:

Switzerland – Spain Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/