image Notat e futbollistëve në ndeshjen Belgjikë – Rusi, Meunier dhe Lukaku fantastik

Futboll

Notat e futbollistëve në ndeshjen Belgjikë – Rusi, Meunier dhe Lukaku fantastik

news image

Kombëtarja e Belgjikës ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian e zhvilloi ndaj Rusisë, shkruan Sinjali Sport.

Belgët si një nga favoritët për ta fituar këtë vit trofeun e EURO-s u takuan me Rusinë në stadiumin “Gazprom Arena” të Saint Petersburgut.

Belgjika fitoi përballjen e parë në këtë kompeticion me lehtësi, me rezultat të pastër 3-0.

Romelu Lukaku realizoi për epërsinë në minutën e 10-të dhe për golin e fundit në minutën e 88-të.

Golin e dytë për Belgjikën e shënoi anëtari i Dortmundit, Thomas Meunier, në minutën e 34-të, po ashtu mbrojtësi i krahut asistoi për Lukakun te goli i fundit.

Këto dy përfaqësuese bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Danimarkën dhe Finlandën.

Lojtari i ndeshjes ishte Thomas Meunier me notën 8.8, ndërsa Lukaku u vlerësuar me notën e 8.1.

Futbollistët me notën më të dobët në këtë takim ishin Anton Shunin me notë 5.3 dhe Andrey Semenov 5.8.

Notat e të lojtarëve që u paraqitën nga sajti “Sofa Score”:

/Gazeta Sinjali Sporti/