image Notat e futbollistëve: Kroaci – Skoci, Modric me tjetër paraqitje fantastike

Futboll

Notat e futbollistëve: Kroaci – Skoci, Modric me tjetër paraqitje fantastike

news image

Kombëtarja e Kroacisë u përball me Skocinë në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit, shkruan Sinjali Sport.

Ballkanasit kanë realizuar fitoren e parë në këtë evropian me rezultat 3-1 ndaj Skocisë.

Nikola Vlasic me një gol, Luka Modric e Ivan Perisic më nga një tjetër dhe nga një asistim mbyllën ndeshjen për triumfin e kroatëve.

Callum McGregor realizoi golin e vetëm për “vendasit”.

Finalistja e botërorit të 2018, Kroacia me këtë fitore ka arritur kualifikimin për në raundin tjetër nga pozita e dytë.

Në anën tjetër britanikët mbyllin turneun me një pikë në vendin e fundit.

Në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” është luajtur ndeshja.

Luka Modric pas golit dhe asistimit u shpall lojtari i ndeshjes nga sajti “Sofa Score” me notën 8.1.

Sipas UEFA-s Nikola Vlasic ishte më i miri, ndërsa “Sofa Score” e vlerësoi me notën 7.7.

Futbollisti me notën më të ulët në këtë ndeshje ishte portieri skocez David Marshall me notë 6.2.

Notat e lojtarëve që luajtën në këtë përballje:

Croatia – Scotland Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/