Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me Greqinë 1-1, transmeton Sinjali Sport.
Dardanë barazuan në kohën shtesë me golin e Vedat Muriqit, pasi ishin rreth 45 minuta në disavantazh nga helenët.
Douvikas hapi sfidën në minutën e dytë shtesë të pjesë së parë, kurse Muriqi e barazoi në kohën shtesë së pjesës së dytë.
Barazimi në këtë duel nuk i konvenoi asnjërës, sidoqoftë, të përzgjedhurit janë në pozitën e tretë me 4 pikë, kurse grekët një pozitë më poshtë me tre pikë.
Sajti i “Sofa Score” pas lojës ka publikuar notat e futbollistëve, në bazë të paraqitjes gjatë sfidës.
Kah ana e Kosovës, sulmuesi Vedat Muriqi, u vlerësuar më së larti me notë 7.2, kurse Florent Hadergjonaj ishte i dyti me notën më të mirë 7.0.
Te mysafirët, mbrojtësi Giannoulis me notën 7.4 u dallua më së shumti.