image Notat e futbollistëve: Itali 1-2 Spanjë/ Ylli i ndeshjes Torres, derisa Bonucci dështimi

Futboll

Notat e futbollistëve: Itali 1-2 Spanjë/ Ylli i ndeshjes Torres, derisa Bonucci dështimi

news image

Ka përfunduar gjysmëfinalja ndërmjet Italisë dhe Spanjës, raporton Sinjali Sport.

Spanja ka mposhtur Italinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat 1-2, duke u kualifikuar në finale, të kësaj gare.

Stuhia e kuqe kaloi në avantazh në minutën e 17-të, me golin e Ferran Torres, i cili e zhbllokoi rezultatin, pas asistimit të Mikel Oyarzabal.

Më pas në minutën e 42-të, kapiteni i Azzurrëve, Leonardo Bonucci, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe e la kombëtaren me një futbollistë më pak.

Kurse në kohën shtesë, Torres realizoi përsëri, duke e dyfishuar avantazhin e spanjollëve.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me mysafirët që dominuan posedimin dhe rastet, por goli i vetëm u realizua nga vendasit.

Lorenzo Pellegrini ngushtoi avantazhin në minutën e 82-të, përmes një asistimit të Federico Chiesas, në një kundërsulm, por duke përfunduar me këtë rezultat.

Spanja pret në finale, fituesin e ndeshjes, Belgjikë – Francë, që zhvillohet nesër.

Pasi që përfundoi ky takim, “Sofa Score”, i publikoi notat e lojtarëve.

Sigurisht, ylli i ballafaqimit ishte, Ferran Torres, pas dy golave, duke pasur notën 8.4, kurse Mikel Oyarzabal me dy asistime kishte notën 7.9.

Dështimi i përballjes u vlerësua, Leonardo Bonucci, pasi që e la skuadrën pa një lojtarë, ka notën 5.2.

Italy – Spain Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/