image Notat e futbollistëve: Holandë – Ukrainë, Yaremchuk e De Jong më të mirët

Futboll

Notat e futbollistëve: Holandë – Ukrainë, Yaremchuk e De Jong më të mirët

news image

Kombëtarja e Holandës e mundi Ukrainën, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin C (EURO 2020), shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja e parë e tulipanëve në këtë EURO u luajt në stadiumin e kryeqytetit të tyre të Amsterdamit “Johan Cruijff”.

Kjo përballje ka përfunduar  me rezultatin 3-2, në favor të Holandezëve.

Kapiteni, Georginio Wijnaldum realizoi për epërsinë e vendasve., më pas futbollistët e De Boer shënuan edhe një herë me anë të Weghorst.

Për të ngushtuar epërsinë, u përkujdes kapiteni ukrainas, Andriy Yarmolenko, me një nga golat më të mirë të javës.

Pastaj për të barazuar ishte Roman Yaremchuk.

Golin e fundit e realizoi Denzel Dumfries, duke ia siguruar fitoren e parë në ndeshjen e parë, kombëtares tulipane.

Këto dy përfaqësuese garojnë në Grupin C, së bashku me Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë ndeshje Roman Yaremchuk me notën 8.1 ishte më në formë, po ashtu Frenkie De Jong, ishte në ditën e tij me notë 7.6.

Me notat më ulëta u veçuan Dumfires 5.7 dhe Buschman 6.0.

Notat e të gjithë lojtarëve në këtë përballje janë këto:

/Gazeta Sinjali Sporti/