Holanda në fazën e 1/8 të finales u takua me Republikën e Çekisë, shkruan Sinjali Sport.
Çekia u përkujdes për befasinë e parë për këtë Evropian, pasi fituan 2-0.
Mbrojtësi i tulipanëve de Ligt u ndëshkua me karton të kuq në min e 55-të dhe kjo ndikoi në rrjedhjen e ndeshjes.
Çekët morën dominimin dhe në minutën e 68-të realizuan me anë të Tomas Holes.
Sulmuesi Patrick Schick ka realizuar golin e dytë, duke krijuar një epërsi solide, për ta fituar komplet ndeshjen.
Ky takim u luajt në “Puskas Arena” të Budapestit në Hungari.
Danimarka do pres Republikën e Çekisë në çerekfinale.
Tomas Holes pas golit dhe asistimit u shpall lojtari i ndeshjes me notën më të lartë 8.7.
Në anën tjetër Matthijs de Ligt pasi e mori kartonin e kuq u vlerësua me notën më të ulët 6.0.
Notat e të gjithë atyre që luajtën janë këto: