Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve, transmeton Sinjali Sport.
Franca me një përmbysje historike, arriti të siguroi finalen e këtij viti, pas fitores 2-3.
Gjelat e mposhtën Belgjikën nga rezultat 2-0, në disavantazh, në 2-3, në të mirë të tyre.
Belgët filluan më mirë, ku në pjesë të parë realizuan golat me anë të Carrascos dhe Lukakut.
Pjesa e dytë i takoi francezëve, ku e arritën fitoren me golat e Benzemas, Mbappes dhe Hernandez.
Francën në finale e pret, Spanja, të dielën në ora 20:45.
Paraqitja fantastike e Kylian Mbappes, u vërejt edhe nga “Sofa Score” që e vlerësoi me notën më të lartë 9.0.
Kevin de Bruyne në tjetrën anë, kishte notën më të madhe te belgët, 8.3.
Për notën më të ulët u përcaktua, Thibaut Courtoi, që i pësoi tre gola dhe mori notën 6.0.
Notat e futbollistëve që luajtën janë këto: