Anglia dhe Gjermania u përballen në derbin apo klasiken e madhe të Evropianit, shkruan Sinjali Sport.
Përballja e shumë pritur filloi në ora 18:00, në stadiumin fantastik “Wembley”.
Tre luanët fituan me rezultat të pastër 2-0, duke vazhduar të mos pranojë gol në këtë Evropian.
Harry Kane shënoi golin e parë personal të tij në këtë Evropian, ndërsa të dytin për Anglinë, nga një asistim i Jack Grealish.
Raheem Sterling ka shënuar golin e parë të këtij ballafaqimi, pas një asistimi të Luke Shaw.
Anglia kualifikohet në çerekfinale, derisa Gjermania kthehet në shtëpi, ku edhe do jetë tash pa Joachim Low, i cili zëvendësohet nga Hans Flick si selektor.
Mbrojtësi qendror Harry Maguire u shpall futbollisti i ndeshjes nga UEFA dhe kishte notën më të lartë në këtë takim 7.7.
Në anën tjetër Timo Werner nuk ishte në ditën e tij, duke humbur përsëri një rast të 100% dhe një paraqitje për t’u harruar, ku u vlerësua me notën 6.0.
Notat e të gjithë futbollistëve që kishin minuta janë këto: