COVID-19

Të infektuar

125

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Donacion/ Norvergjia dhuron mbi 500 pajisje për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocava, janë dhuruar mbi 500 pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se shpërndarja e këtyre mjeteve ka qenë donacion nga Norvegjia, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocava së bashku me përfaqësues të HANDIKOS dhe HANDICAP Kosova e kemi bërë shpëndarjen e dhjetra karrocave dhe veturave elektrike. E gjithë kjo falë një donacioni të mbi 500 pajisjeve ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar që e kemi pranuar nga Norvegjia. Në emër të Komunës së Prishtinës dua të shpreh mirënjohjen e madhe për Shoqatën Fehmi Agani në Arendal, Norvegji, si dhe aktivistin e saj të jashtëzakonshëm, Besnik Ramadani. Falë kësaj ndihme mbi 500 persona me aftësi të kufizar do kenë një jëtë më të lehtë”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Kujtojmë se 1 Marsi botërisht njihet si Dita Ndërkombëtarëve e Përdoruesve të Karrocave. Kjo datë u shënua edhe në vendin tonë, ku u zhvillua marshi me moton, “Mos ma kufizo lëvizjen”, që ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin