image Norvegjia planifikon dozë të tretë për të gjithë të rriturit

Evropë

Norvegjia planifikon dozë të tretë për të gjithë të rriturit

news image

Norvegjia do t’ua ofrojë dozën e tretë të vaksinës për COVID-19 të gjithë banorëve mbi moshën 18-vjeçare dhe do t’ua japë mundësinë komunave që të përdorin pasaporta për koronavirus si mënyrë për luftimin e infeksioneve, tha sot qeveria norvegjeze.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore norvegjeze ua kanë ofruar dozën e tretë vetëm personave mbi moshën 65-vjeçare.

“Të gjithë personave 18-vjeç e më të vjetër do t’u ofrohet doza e tretë vitin e ardhshëm”, tha kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, raporton Reuters.

Përderisa 87 për qind e të rriturve në Norvegji janë vaksinuar me dy doza dhe 70 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar, numrat e rasteve dhe hospitalizimeve po rriten shpejt, ndërkohë nxënësit ende nuk do të jenë të detyruar që të vendosin maska./GazetaSinjali/