image Norvegjia ndihmon Kosovën me respiratorë

Shëndetësi

Norvegjia ndihmon Kosovën me respiratorë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jehns Erik Grandahl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në përgjigjen ndaj pandemisë.

Ministri Zemaj e ka njoftuar Ambasadorin Grandahl për masat e Qeverisë në menaxhimin e kësaj faze te pandemisë dhe ka shprehur falënderimin e tij për kontributin që populli i Norvegjisë i ka dhënë Kosovës për ballafaqim me koronavirus.

Ai e ka informuar Ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra në tërë territorin e Kosovës me qëllim të tejkalimit të situatës rreth pandemisë.

Ndërsa, Ambasadori Grandahl e ka njoftuar Ministrin Zemaj se në kuadër të ndihmave që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në ballafaqim me pandeminë, gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të arrijnë një numër respiratorësh me të cilët ky shtet do ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve kundër koronavirusit.

Ministri Zemaj dhe Ambasadori në këtë takim kanë shprehur përkushtimin që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërkohë që qytetarëve u kanë bërë thirrje që të zbatojnë masat e ndërmarra, në veçanti bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e higjienës personale e kolektive si mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit. /Gazeta Sinjali/.