image Norvegjia do t'i ngrijë asetet ruse në fondin e saj 1.3 trilion dollarësh

Evropë

Norvegjia do t’i ngrijë asetet ruse në fondin e saj 1.3 trilion dollarësh

news image

Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë do t’i largojë asetet ruse si përgjigje kundër pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi të dielën kryeministri norvegjez.

Fondi sovran i pasurisë prej 1.3 trilion dollarësh është më i madhi në botë. Asetet e saj ruse, të cilat përfshijnë obligacione qeveritare dhe aksione në gati 50 kompani, ishin me vlerë 2.83 miliardë dollarë në fund të vitit 2021.

“Ne kemi vendosur të ngrijmë investimet e fondit dhe kemi filluar një proces të shitjes [nga Rusia],” tha Jonas Gahr Støre, kryeministri, në një konferencë shtypi.

/GazetaSinjali/