Ministria e Jashtme e Norvegjisë tha se ka vendosur të dëbojë 15 zyrtarë të ambasadës ruse në Oslo, me pretendimin se ata ishin oficerë të inteligjencës që vepronin nën mbulesën e pozicioneve diplomatike.
Në një deklaratë, ministria tha:
“Vendimi i qeverisë është në përgjigje të situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë, e cila ka çuar në një kërcënim në rritje të inteligjencës nga Rusia.”
“Oficerët në fjalë “duhet të largohen nga Norvegjia së shpejti”, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm norvegjez, Anniken Huitfeldt, tha në një deklaratë:
“Ky është një hap i rëndësishëm në kundërshtimin dhe uljen e nivelit të veprimtarisë së inteligjencës ruse në Norvegji, dhe në këtë mënyrë në mbrojtjen e interesave tona kombëtare.”
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se do t’i përgjigjet dëbimit nga Norvegjia të 15 diplomatëve të saj, njoftuan mediat shtetërore.