image Deputeti i PDK-së e padit për shpifje Haki Abazin

Kosovë

Drejtësi/ Deputeti i PDK-së e padit për shpifje Haki Abazin

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka paditur për shpifje zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Haki Abazi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti, i cili tha se Abazi ka shpifur rreth shkollimit të tij dhe nuk ka pranuar fajle edhe kur Haxhiu i kishte treguar fakte.

“Sot edhe zyrtarisht kam ngrit Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë, Haki Abazi, për shpifjen e tij në RTV Dukagjini, se gjoja unë kam diplomë nga Karachi i Pakistanit. Edhe pse unë i’a dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij. Kështu që, sot kam ngrit padi ndaj tij për shpifje. Kushdo që mundohet të përçmojë vlerat e mia me shpifje e linçime do t’i padis në Gjykatë. Shihemi në gjyq, Haki Abazi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputeti i PDK-së ka thënë që paratë që do t’i përfitojë nga padia do t’i investojë në WC-të publike në qytetet e Kosovës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/profile.php?id=100000645229820