image "Normal që mbyllet, se i kanë pas listat e gatshme", revoltohen qytetarët pas mbylljes së aplikimit për subvencione

Sociale

“Normal që mbyllet, se i kanë pas listat e gatshme”, revoltohen qytetarët pas mbylljes së aplikimit për subvencione

news image

“Hala pa e marr vesh mirë lajmin e paskan mbyll”, po thotë njëra nga lexueset e Sinjalit, e revoltuar pas mbylljes së parakohshme të aplikimit për subvencionim për izolimin e shtëpive.

Zonja në fjalë nuk është e vetmja, pasi një numër i konsiderueshëm i lexuesve kanë shprehur shqetësimin e tyre pas njoftimit të Fondt të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, i cili njoftoi se ka mbyllur sot aplikimin në platformën e-Kosova për projektin “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, si rezultat i pranimit të mbi 2000 aplikimeve, të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim.

“Jo more ishalla, po veq sa e muren vesh populli. I pasken DA dajeve familjarve marre”, thotë një tjetër lexues.

“E mbyllen, urime. Ka zgjat shum 24 or”, tha një tjetër.

“Tash del lista me gjithe familjart e levizjes Louis Vuitton, mfalni Vetvendosjes”, shtoi dikush tjetër.

Ankesa këto të cilat mund t’i lexoni këtu:

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/posts/pfbid02GA8PBUky8TB6iMweNgrk5zNddQtBBYJByqzsiU6sKgwZvZzPV3fNX5Hzs3sLcy6sl?cft[0]=AZWBmi0RAuUL8NluAA5qk5d3xrn55FbhXOIcI3AvaJ53O6tyzgpuS9kfFSy2HIPWK3B1bKWRnv-lfKmCHJvq5p-5jBBV-MlbNf9cRmxKMyKRdJhKBp0MPGz-gwepGZf1TnH78z2cwIcWbK31iTXj_yC9oGDxqyUr7mjPnwdKMouR3fk7qpiDl4MSqayQ-_FnWDs&tn=%2CO%2CP-R

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës me qëllim kursimin më të madh të energjisë dhe rritjen e mirëqenies në shtëpitë individuale, ka vendosur të subvencionojë rreth dy mijë familje për izolimin e shtëpive të tyre.

Ky subvencion do të përfshijë koston e izolimit të jashtëm të shtëpisë, ndërrimin e dritareve dhe të derës së hyrjes, si dhe izolimin e kulmit.

Sipas njoftimit të tyre, qytetarët e Kosovës do të mund të aplikonin nga 8 gushti deri më 25 shtator 2023.

Ata, të cilët i plotësojnë kriteret, do të përfitojnë një subvencion prej 45 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5.500 eurosh.

/GazetaSinjali/