image “Non grata” nga ShBA, Berisha: Gjykata e Parisit pranoi padinë time ndaj Blinken

Shqipëri

“Non grata” nga ShBA, Berisha: Gjykata e Parisit pranoi padinë time ndaj Blinken

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndau lajmin se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Berisha ftoi sekretarin Blinken të depozitojë në Gjykatën e Parisit të gjitha provat që ka ndaj tij.

“Kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit Blinken të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë apo dokument që ka për mua, por ju garantoj se ka zero, zero, zero. Ndaj dhe problemin tim unë e kisha zgjidhur, kisha zgjedhur rrugën dhe këtu para jush dua të them rroftë drejtësi”, u shpreh Berisha nga Kavaja, shkruan A2, transmeton Gazeta Sinjali.

Një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha ka ngritur një padi në Francë ndaj shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken./GazetaSinjali/