Edicioni i 93-të i “Academy Awars” ka bërë histori akoma pa filluar e një ritëm të tillë e ka mbajtur edhe gjatë ceremonisë.
Parashikimet për pretendentin për të marrë çmimin për filmin me të mirë kanë dalë të sakta.
“Nomadland” i regjisores kineze Chloe Zhao ka marrë çmimin “Oscar” për filmin më të mirë.
Filmi i cili pati katër nominime – për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, për skenarin më të mirë të adoptuar dhe për montazhin më të mirë – ka rrëmbyer dy trofe. Chloé Zhao ka marrë çmimin “Oscar” për regjinë me të mirë për filmin e saj “Nomadland”. Me marrjen e këtij çmimi ajo është bërë regjisorja e parë kineze dhe gruaja e dytë që merr ketë çmim (Katheryn Bigelow, ishte fituesja e parë).
Filmi shpalos jetesën e nomadëve në Amerikë dhe personazhet janë karaktere të jetës reale, përfshirë edhe aktoren Frances McDormand e cila mori çmimin për aktoren me të mirë pikërisht për paraqitjen e saj në “Nomadland”. E çmimin për aktorin më të mirë e mori Anthony Hopkins për rolin e tij në filmin “The Father”.
Mia Neal dhe Jamika Wilson, ekipi prapa “Black Bottom” nën regji të Ma Rainey, gjithashtu bënë histori të dielën. Dyshja janë gratë e para me ngjyrë që u nominuan për grimin dhe modelimin më të mirë të flokëve dhe, tani, janë dyshja e parë që e ka marrë këtë çmim.
“Soul”, i cili mori në shtëpi çmimin për filmin më të mirë të animuar, është gjithashtu filmi i parë i “Pixar” që në rolin kryesor ka një personazh me ngjyrë.
Për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe një nevoje për distancim më të madh shoqëror për shkak të pandemisë së koronavirusit, ceremonia e këtij viti është shpërndarë në disa vende.
“Union Station” u përdor si lokacion kryesor, me të pranishmit që hynin dhe dilnin në mënyrë që të respektohej numrin i caktuar i njerëzve që mund të mblidhen në të njëjtën kohë.
Ceremonia u zhvillua sikur të ishte një set filmik. Të nominuarve u është lejuar që të qëndrojnë pa maska gjersa ishin në kamerë, por duhet t’i vendosin maskat përsëri kur ato ndalonin.
Sidoqoftë edhe këtë vit pati kritika për disa nga fituesit. Për shumëkënd filmi “Quo Vadis, Aida?”, ku luan edhe aktori Alban Ukaj është dashur që të jetë fitues në kategorinë për filmin me të mirë ndërkombëtar. E kritika pati edhe për dokumentarin me të mirë, çmim të cilin e mori “My Octopus Teacher”.
Filmi i suksesshëm “Quo Vadis, Aida?”, ku luan edhe aktori Alban Ukaj, nuk ka arritur të dalë fitues në garën për filmin me të mirë ndërkombëtar në “Oscar”. Këtë çmim prestigjioz e ka fituar filmi “Another Round” nën regji të Thomas Vinterberg./Gazeta Sinjali/