image Noizy flet për djegien e lokalit dhe Ferrarit muaj më parë: Njerëzit bëjnë çmendurira për TikTok

Bota e Yjeve

Noizy flet për djegien e lokalit dhe Ferrarit muaj më parë: Njerëzit bëjnë çmendurira për TikTok

news image

Në qershor të këtij viti, reperit Noizy i është djegur dy herë lokali që ka në Durrës në zonën e Currilave. Ndërkaq, në muajin gusht Noizy-it i është djegur edhe Ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro.

Ndërkaq, së fundmi Noizy ka komentuar këto ngjarje duke thënë se disa njerëz bëjnë gjërat më të çmendura vetëm për t’iu rritur shikimet në rrjetin social TikTok.

“Kur ndodhin problemet brenda familjes janë të sikletshëm se ka të mirat dhe të këqijat e veta. E mira është se s’ke kujt t’i marrësh hak. Kur është familjes bëhet problem pak më i madh, por kjo është jeta. Ka njerëz budallenjë që bëjnë gjithçka për me ra në sy“, tha reperi.

“Ka dalë edhe TikToku tash, Zot na ruaj, veç për shikueshmëri, njerëzit janë të gatshëm të bëjnë gjërat më të çmendura në botë vetëm me iu rritë live që e shohin njerëzit“, tha ai për Prive.

“Unë jam tip i fortë, por kemi edhe familje. Mami bëhet merak, motra, goca, mbesa, nipi. Unë e kaloj nuk është problem. Nuk është mirë që edhe unë të bëjë të njëjtën gjë që dikush bëri me mu.“, shtoi reperi.

Kujtojmë se, Noizy kishte ndarë me ndjekësit fotografinë e personit që dyshohet se ia ka vënë flakën lokalit, për të cilin tha se është një ekstremist fetar që e cilëson si të kundërligjshme veprimtarinë që kryhet në atë lokal.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”, ka shkruar reperi shqiptar në Instagram.

/GazetaSinjali/