Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo deklaroi se “Javits Center” në anën perëndimore të Manhatanit, është një nga katër vendet që po merret në konsideratë për spital urgjence, pasi shteti përpiqet të rrisë kapacitetin spitalor nga rreth 50000 shtretër në 75000, raporton “The Guardian”.
Cuomo theksoi se në spital janë shtruar 1600 pacientë dhe hapësira përgjatë lumit Hudson mund të mbajë 1000 shtretër të tjerë. Vende të tjera të propozuara përfshijnë kampuset e universitetit shtetëror “New York” në Stony Brook dhe “Westbury” në Long Island, si dhe Qendrën “Westchester”.
“Kjo do të na jepte një shpërndarje rajonale dhe një kapacitet të vërtetë nëse mund t’i bëjmë ato sa më shpejt”, theksoi Cuomo./ Gazeta Sinjali/