image Njohjes së patentë shoferëve i gëzohet edhe Kurti: Lajm i mrekullueshëm

Politikë

Njohjes së patentë shoferëve i gëzohet edhe Kurti: Lajm i mrekullueshëm

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si lajm të mirë njohjen e patentë shoferëve nga Kosova në shtetin e Gjermanisë.

Kurti, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në profilin e tij në ‘Twitter, ka thënë se me këtë vendim, Gjermania ka shfaqur përkrahje të plotë në autoritetet kosovare.

“Lajm i mrekullueshëm për qytetarët tanë në Gjermani! Sot, Këshilli Federal i Gjermanisë votoi pro njohjes së patentë shoferëve kosovarë, duke shfaqur përkrahje të plotë në autoritetet kompetente kosovare. Herzlichen Dank [Faleminderit shumë!]”, ka shkruar Kurti.

Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.

/GazetaSinjali/