Në rend ditë në mbledhjen e Këshillit Federal të Gjermanisë pritet të jetë njohja e patentë shoferëve shqiptarë të cilët jetojnë në Gjermani.
Kjo u bë e ditur nga politikani shqiptar në Gjermani, Besnik Kelmendi i cili është edhe anëtar i CDU-së në qytetin Essen.
“Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombësit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook.