image Njohësi i gjuhës frënge: Përkthimi i raportit për Astrit Deharin është skandaloz

Kosovë

Drejtësi/ Njohësi i gjuhës frënge: Përkthimi i raportit për Astrit Deharin është skandaloz

news image

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, është lajmëruar përmes lidhjes telefonike në një emision televiziv në Kosovë ku janë duke dhënë intervistë prindërit e Astrit Deharit.

Mahmuti që është njohës i mirë i gjuhës frënge e ka quajtur skandaloz përkthimin nga gjuha frënge në gjuhën shqipe.

Ai ka thënë se ky raport është jashtëzakonisht i zbutur me qëllim që të krijohen dyshime për mënyrën e vdekjes së Astrit Deharit. Mahmuti ka thënë se raporti në gjuhën frënge sqaron se Dehari është vrarë.

Sipas tij raporti thotë se në qelinë e Daharit ka qenë edhe një person i tretë dhe jo sic është përkthuyer.

“Duhet të përmendet se i pranishëm ka qenë edhe një person i tretë, thuhet në raport. Është përkthyer se mund të merret parasysh se ekziston mundësia që të jetë i pranishëm edhe një person i tretë. Kjo ndryshon gjithçka”, ka thënë Mahmuti në T7.

Më tutje ai ka thënë se në gjuhen shqipe është përkthyer se ADN-ja e një personi mund të ekzistoj, por që sipas tij në gjuhën frënge thuhet se ekziston ADN-ja e tretë.

“Pastaj në gjuhën frënge thuhet qartë se prej analizave ekziston edhe ADN e huaj. Në përkthim thuhet se ADN e huaj mund të ekzistoj. Kjo është bërë në mënyrë që të fshihet krimi më i madh i pasluftës. Këtu kemi të bëjmë me të dhëna shumë të rëndësishme. Duke thënë objektivisht se personi i tretë është i pranishëm raporti e vërteton këtë. Të thuash që ka pasur pak ose aspak ADN është e pavërtetë. Kjo vërteton se ekspertët neutral kanë bërë një hetim të shkëlqyer”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/