image Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të shkojnë në Turqi

Botë

Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të shkojnë në Turqi

news image

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Turqisë ka njoftuar mbi masat e reja lidhur me hyrjen dhe udhëtimin në vend të shtetasve të huaj gjatë situatës së pandemisë.

Masat janë si në vijim:

– Kompanitë ajrore civile do të vazhdojnë në zbatojnë masat parandaluese gjatë fluturimeve dhe në aeroporte. Shtetasit e huaj do të plotësojnë një formular sapo të hyjnë në Turqi dhe do pajisen me informacione rreth COVID-19;

– Menjëherë pas hyrjes në Turqi, shtetasit e huaj do të testohen për temperaturën dhe nëse është e nevojshme, do të karantinohen dhe dërgohen në spital për teste të mëtejshme. Nëse një shtetas rezulton pozitiv, edhe pasagjerët e tjerë do të kontaktohen për të kryer një sërë procedurash;

– Mjetet e transportit me targa të huaja dhe me shtetas të huaj do të lejohen të shkojnë deri në destinacion, por nuk u lejohet të marrin pasagjerë të rinj pas ardhjes së tyre në kufijtë e Turqisë;

– Shtetasit e huaj të moshës mbi 65 vjeç nuk do të kenë nevojë të marrin një Dokument për Leje Udhëtimi, për udhëtimet e tyre brenda Turqisë. /Gazeta Sinjali